
“Unë do të dal nga shtëpia”, njëri nga banorët e nominuar i rrëfehet Ilirit

Ndonëse nuk pati raporte të mira me Eltionin por me dy banorët e rinj Iliri po ia kalon mjaft mirë.
Së fundmi ai ka diskutuar me Dritan Bramën në lidhje me nominimet ku nesër do jenë dy eliminime edhe pse banorët e dinë vetëm për një.
Dritani është shprehur se e parandjen eliminimin e tij gjë që ia pranon Ilirit.
“Unë do të dal”,tha Tani.
“Pse?
Ke kërcyer,ke qenë aktiv,vetëm duhet të kishe folur pak më shumë”,i tha Iliri.
“Megjithatë ka qenë një eksperiencë e bukur me njerëz të mrekullueshëm”,u shpreh Tani.
Ndërkohë mbetet për t’u parë se cilët nga banorët do të eliminohen nesër mbrëma./Lajmi/