E bënë kastile/ Dj Dagz thotë gjithë të zezat pasi doli nga shtëpia..

Dj Dagz ka bërë një reagim në profilin e tij zyrtar në Instagram, pas eliminimit të mbrëmshëm nga shtëpia e famshme në Shqipëri.
Ai shkroi se ka qenë një eksperiencë e veçantë për të dhe ka fituar shumë nga qëndrimi brenda “Big Brother VIP”, gjithashtu edhe falëmnderoi moderatoren Arbana Osmani.
“Faleminderit të gjithëve – për përkrahjen dhe dashurinë. Kjo eksperiencë nuk përshkruhet me fjalë. Fitova shumë më shumë, se sa e paramendoja.
Faleminderit Arbana Osmani për fjalët, të cilat më kanë vërtetuar se qëllimin tim e kisha arritur. Faleminderit Big Brother VIP për mundësinë, për të qenë banor i shtëpisë më të madhe në Shqipëri. Me respekt, DJ DAGZ”.
Ndryshe, pas një nominimi zinxhirë nga banorët dy të fundit ishin Einxhel dhe Dagz, kështu ky i fundit u eliminua duke hequr dorë nga çmimi 100 mijë eurosh.
Kujtojmë se, të nominuar për këtë të premte janë Einxhel, Donaldi dhe Beatrix, në njënominim tejet të fort, duke qenë 3 banorë me ‘peshë’ brenda shtëpisë.