Po jetojnë bashkë me minjtë/ Pisllëku mbulon shtëpinë e Big Brother…

Një bisedë mes banorëve të ‘Big Brother Vip’ ka zbuluar që në oborrin e shtëpisë më të famshme ka minj. Iliri, Donaldi, Einxhel, Dj Dagz, dhe Tan Brama

po diskutonin se kanë parë minj në oborr, por që kjo bisedë u ndalua menjëherë nga dhoma e rrëfimit. Pas zarfit të zi nga BBV për papastërtinë biseda vazhdoi përsëri në oborr.

Balerini Ilir Shaqiri teksa debaton me Beniadën i thotë se shumica i lenë mbeturinat kudo dhe vijnë minjë. Iliri: Secili nuk bën gjë ktu, është një zhul i paparë.

Beniada; Jo Ilir un jam marrë me lavanderin, Arjola po ashtu, ti ke mbajtur kuzhinën. Iliri: Shumica i len gjërat këtu në oborr, bëhet zhul vijnë minj aty.

Gjthashtu sot gjatë ditës ka pasur një debat të fortë mes Ilirit dhe Beniadës për punët e shtëpisë. I gjithë debati filloi rreth angazhimeve të tyre në kryerjen e punëve të shtëpisë, teksa në një moment Iliri e quajti Beniadën e paedukatë. SHIKO VIDEON

Teksa sonte në natën e prime është thënë se ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe pritet të eliminohen dy banorë.

Të nominuarit e javës janë banorët më të rinj të shtëpisë: Dritan Brama, Egzona Rafuna si dhe Xheisara Frisku, ndërsa për eliminmin e dytë nuk dihet si do veprohet.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *