Reagimet e të famshmve pas eliminimit të DJ Dagz nga shtëpia e famshme

Nominimi ‘kokë më kokë’ i Einxhel dhe Dj Dagz krijoi një situatë shumë tensionuese dhe plot emocion brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Megjithatë, këto emocione u përcollën më së shumti edhe jashtë, ku miqtë dhe njerëzit e dashur të çiftit i kanë mbështetur vazhdimisht ata me anë të ‘story’-ve dhe postimeve të ndryshme në rrjete sociale.

Fillimisht, mikesha e ngushtë e Einxhel, moderatorja e emisionit “Portokalli” Fjoralba Ponari, ka bërë disa pastime në llogarinë e saj të “Instagram”, ku ka shprehur suportin për të, duke thumbuar banorët e tjerë.

Fillimisht, ajo ka publikuar një thënie që duket si një thumb ndaj kundërshtarëve të Einxhel, të cilët nuk e kanë shpëtuar në zinxhir duke e çuar në nominim.

Më pas, ajo ka pubikuar një foto të Einxhel brenda shtëpisë, ku shkruan:

“You got this!”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *