Donaldin nuk e mban vendi/ As që ja merr mendja c’do t’i ndodhë të premte…

Mbrëjmen e djeshme Xheisara dhe Dagz dolën nga shtëpia e Big Brother Vip. Donaldi ditën e sotme ka folur me Beatrix për nominimin.

“Mund të dal dhe unë,nuk e di si është parë këto dy javë”,tha Donaldi. “Pse si janë parë këto dy javë?”,e pyeti Beatrix.

“Po ku e di unë si mund të jenë parë,përderisa publiku duartrokiti kur Arbri na nxorri ne të dy në nominim mund të kemi bërë diçka keq”,tha Donaldi.

Donaldi ka treguar arsyen e nominimit të Dagz i cili edhe u eliminua mbrëmë. Ai është sqaruar pas përfundimit të spektaklit.

Arsyeja ka qenë se ai sheh Einxhel si konkurente të fortë brenda shtëpisë dhe ka vendosur t’i largoj personin më të afër në mënyrë që Einxhel t’i dëmtohet loja.

“Nuk e kam zgjedhur Dagz se ai shpëton Einxhel”, tha ndër tjera Donaldii i cili bisedoi pas spektaklit me Beatrix dhe Monikën.

Ndryshe, Donaldi shpëtoi Tanin dhe nominoi Dagz gjë e cila ishte shumë pak e pritshme nga banorët, po ashtu edhe publiku.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *