Sot feston ditëlindjen Përparim Rama, kaq vite ka mbushur

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot ka një ditë të veçantë, pikërisht në këtë ditë, 20 janar, feston ditëlindjen.

Ai sot mbush 46 vite, e kjo ditëlindje e gjen në pozitën e kryetarit të Prishtinës.


Përparim Rama, ishte detyruar qysh në vitin 1992 të largohej nga Kosova për në Britaninë e Madhe, si 16 vjeçar, pasi përndiqej nga regjimi.

Por tash, pas gati 29 vjetësh, Përparimi që në Angli kishte shkuar si refugjat, u kthye në Kosovë si arkitekt me famë botërore e që ka fituar shumë çmime në arkitekturë.

Rama do të udhëheq Komunën e Prishtinës pas rezultatit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Veprat e Përparim Ramës kanë bërë që për arkitektin kosovar të interesohen edhe mediat më të mëdha botërore, CNN e Bloomberg dhe shumë të tjera./Indeksonline/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *