Beatrixa në nominim, vjen reagimi i Anxhelina Hadërgjonajt

Sonte do të eliminohet njëri nga tre banorët, Einxhel, Donald dhe Beatrixa janë tre nga emrat të cilët Arbri vendosi t’i çojë në nominim pasi hapi kutinë e Pandorës.

Kjo është gara më e fortë gjatë javëve të fundit duke pasë parasysh se Donald dhe Trixa janë çift.

Duke qenë se pas një kohe të gjatë nuk ishte në nominim, kësaj radhe Trixa po e ndjen veten mjaft të rrezikuar për eliminim nga shtëpia.

Tutje lidhur me këtë ka reaguar edhe Anxhelina Hadërgjonaj apo ndryshe vajza e tezes së Trixës.

“Disa njerëz nuk do t’ju pëlqejnë kurrë sepse shpirti juaj i irriton demonët e tyre”, ka shkruar ajo teksa ka postuar edhe një foto të Beatrixës.

Se cili nga banorët do lërë shtëpinë duke hequr dorë nga çmimi i madh prej 100 mijë eurove na ndajnë edhe pak orë për ta kuptuar./Lajmi/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.