Beatrix del nga Big Brother/ Olsa e Përputhen e ironizon keq…

Beatrix u eleminua sot. Banorët shpërthyen n lot. Pavarësisht situatës jashtë, banorët brenda e kanë dashur dhe e kanë vlerësuar Beatrix dhe shumica edhe e atyre që kanë dalë kanë folur mirë për të.

Me daljen e saj nuk u përlotën vetëm banorët, por edhe vetë Arbana u përlot. Olsa Muhameti ka hedhur një story me shkrimin:

“Kush vd iq mo fol”, e kjo duket në mënyrë indirekte si ironi për situatën e krijuar. Olsa e fshiu statusin pas disa momentesh.

Olsa ka reaguar dhe pas zyrtarizimit te lidhjes Donald-Beatrix. “Një burrë i vërtetë nuk bën lojëra mendjesh me një grua. Vetëm djemtë e dobët, të pasigurtë dhe të papjekur e bëjnë këtë gjë”, ka shkruar ajo në Instastory.

Beatrix tregoi që ajo nuk ka luajtur brenda shtëpisë, sepse natyra e saj e ndjeshme nuk ia lejonte. Ajo tha se gjërat nga jashtë i shihte ndryshe dhe aty përjetohet çdo gjë ndryshe. Sipas saj ajo hyri për të treguar karakterin e saj pozitivë dhe iu duk mundësi e mirë për të shfaqur nga vetja.

Momentet më të bukura Triksa konsideroi takimet e surprizat nga familjarët. Arbër Hajdari i dha shumë kurajo duke i thënë të mos mendoj për të tjerët. “Do ta ruaj si një kujtim shumë të bukur. “,- u shpreh Triksa.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.