Kur s’ke pulën do hash Sorrën/ Beatrix del nga Big Brother: Kledi i komenton Borës…

Vazhdon të jetë ende të qendër të medive rozë, trëkëndëshi i dashurisë Bora-Donald-Beatrix, pasi çdo veprimit i njërit prej tyre lidhet automatikisht edhe em dy të tjerët.
Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë komenti i një prej ish-banorëve të “Big Brother VIP”, Kledi Hysa, i cili është edhe miku i ngushtë i Donaldit.
“Vazhdo kështu”, ka shkruar ai në gjuhën angleze. Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme la shtëpinë e “Big Brother VIP”, Beatrixa,
dhe të gjithë janë kuriozë si do të shkojë tashmë loja e Donaldit. Mos ndoshta atij do t’i rikthehen kujtimet me Borën? Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim.
Sa për Kledi Hysën, ai u përfol së fundmi për një lidhje të mundshme me ish-banoren tjetër të BBV, Sheila Haxhiraj, por rezultoi se gjithçka ishte vetëm një bashkëpunim për këngën e fundit të këngëtares.