Einxhel ja thote ne sy Donaldit/ Ti e ke perdorur Trixen per loje…

Arsyetimi i Donaldit ishte se nuk e zgjodhi Dagzin për shkak se e dinte qe Dagzi do shpëtonte Einxhel, dhe Donaldi nuk donte që ta drejtonte zingjirin nga Einxhel.
“Einxhel po mundohet të përdorë kreditet e Dagzit, duke e përdorur këtë situatë, një pjesë të madhe të banorëve u ka konvenuar kjo situatë.
Ajo që përfiton më shumë nga kjo situatë është Einxhel”, u shpreh opinionistja Bodinaku.
“Nuk kërkova llogari pse nuk e shpëtuan Dagzin, por u çudita se këta njerëz kanë qarë për Dagzin kur ai doli”, tha Eixhel si kundërpërgjigje ndaj Balinës.
“Në këtë pikë, aq sa dua të rri në shtëpi, aq edhe dua të dal jashtë”, tha ndër të tjera Einxhel.