A është dakord për marrëdhënien e së bijës me Donaldin/ Nëna e Beatrixës ua mbyll gojën të gjitheve

Beatrix Ramosaj është eleminuar nga Big Brother VIP të premten që lam pas. E kjo dalje ka qenë njëra ndër ngjarjet më të komentuara pasi ajo është paragjykuar për lidhjen e saj me Donaldin.
Që nga dalja e saj ajo nuk ka bërë një reagim të vetëm, madje ajo mungoi edhe në Fan Club. Por ajo që ka reaguar ishte nëna e këngëtares, Antigona Ramosaj e cila ka postuar një video të vajzës së saj me Donaldin.
Me këtë ajo ka dhënë një mesazh se e mbështet akoma fuqishëm lidhjen e saj me Donaldin dhe hedh poshtë zërat që pretendonin të kundërtën.
Trekëndëshi Bora-Donald-Triksa ka marrë vëmendjen e të gjithëve dhe nuk ka munguar reagimi i fortë i shumë personazheve të shoubizit tonë dhe jo vetëm.
Ndonëse ka treguar se është shok i Donaldit, Stresi ka shprehur gjithmonë hapur mendimin e tij për treshen më të komentuar që prej nisjes së “Big Brother VIP”, Bora-Donald-Beatrix.
Më herët, ai shkroi në Instastory: “Doni opinionin tim? Bora Zemani është queen(mbretëreshë)”, frazë që më vonë e përdori në këngën e tij.
Po çfarë mendon Stresi tani, që gjërat kanë ndryshuar? Në një intervistë për MCN TV, ka treguar se ka një shoqëri shumë të mirë me aktorin e humorit dhe se nuk e gjykon.
Sipas tij, është pikërisht Beatrix e cila ka vepruar gabim, duke patur parasysh komentet e saj në foton e ish të dashurës së Donaldit, Bora Zemani.
“Donaldi është shumë djalë i mirë, e kam dhe shok. Realisht e kam shumë shok, shkojmë shumë mirë me të. Nuk mund ta gjykoj se çfarë ka bërë Donaldi, po unë gjykoj Trixën shumë.
Ky është realiteti shqiptar dhe femrës shqiptare, që bëjnë këto gjeste. Dikur Trixa ka qenë komentuese e fotove, puthjeve të Donaldit. Ky është një realitet i hidhur i joni. Ishtë dicka e shpifur.”- ka thënë ai për çiftin.