Ana Lleshi rikthehet në Për’Puthen për të bërë fëmijë, tre djem vetëofrohen që në takimin e parë

Ana Lleshi, është konkurente për herë të dytë në programin televiziv Për’Puthen dhe pretendon që të gjejë dashurinë e jetës, untatën e fundit ajo ka shprehur një dëshirë të pazakontë se dëshiron të sjellë në jetë një fëmijë, ajo thotë se është në kohën e duhur dhe në emision po kërkon partnerin që i përshtatet.

Për këtë temë, ajo diskutoi dhe me Erionin gjatë takimit, të pyetur nga moderatorja Bora Zemani, nëse i frikëson një vajzë kur flet për fëmijë që në takim të parë, disa prej djemve thanë se ky fakt u pëlqen.


“Mua nuk më tremb eshtë e gatshme për të krijuar një familje, është shumë bukur, edhe unë dua të kem një familje”, tha Bruno

Aldisi po ashtu shpreh i gatshëm, duke theksuar se do të dilte një bebe me sy të bukur.

Për të gjithë ata që i kanë harruar bëmat e saj të para dy viteve në “Për’puthem” po ua rikujtojmë.

Ana Lleshi është 27- vjeçarja më e komentuar e fundit të vitit 2020, në programin e njohjeve “Përputhen” ajo ka lindur në Sarandë dhe jeton në Tiranë, vajza, e cila zotëron një biznes të vetin dhe ka pasion gatimin, kërkonte partner në televizion, ndërkohë që e ka prezantuar veten si të paparashikueshme, që i pëlqen adrenalina.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *