As Bora nuk i mbajti dot lotët/ Ja çfarë ndodhi në Përputhen që qane të gjithë?

Bledi dhe Mikela kanë patur disa takime romantike, e gjërat mes tyre duket se po shkonin shumë mirë. Megjithatë, zgjedhja e konkurrentes për javën ishte Bruno, e kjo bëri që Bledi të zhgënjehej e mes tyre të niste një debat i fortë.

Të shtunën e kaluar gjatë Prime-t të Për’puthen, madje konflikti kishte agravuar. Në disa pamje të patransmetuara, shihej se teksa Mikela ishte ulur në karrige, Bledi godisye këtë të fundit, shumë i nxehur.

Kjo ka sjellë reagimin e vajzës e cila e ka quajtur jo burrë, ndërsa vajzat dhe djemtë e kanë mbajtur. Opinionistët e kanë konsideruar një veprim të ulët atë që bëri Bledi, duke qenë se ky është një program që promovon dashurinë.

Megjithatë, gjatë përballjes me Mikelën, ai i çuditi dhe i preku të gjithë njëkohësisht me arsyen pse ishte në gjende të keqe psikologjike.

Ajo ngjarje e pakëndshme ishte pasi Bledi po kalonte një gjendje emocionale shumë të rënduar, pasi mamaja e tij ishte në operacion.

Teksa rrëfente momentin e vështirë ai u përlot, e bashkë me të gjithë studioja, opinionistët, dhe vetë moderatorja Bora Zemani.

Në fund, Mikela i ka kërkuar falje dhe gjithë konflikti u mbyll me një përqafim mes të dyve.

Bledi: Ti s’ke ngel njeri pa i gjuajt me shuplakë. Mikela: Pse duhet të më ktheheshe me dhunë. Bledi: Ku ke qenë ti që të më pyesësh si je?

Mikela: Ke qenë me vajza të tjera.Bledi: Unë e kam pas mamin në operacion në gjendje kritike për jetën. Mikela: Më vjen shumë keq.

Bledi: Unë gjithë atë të keqe jam munduar ta mbaj. Bledi: Ka qenë momenti i fundit që e kam parë dhe nuk e di a do ta shikoja më. Nuk kam dashur ta prek këtë pjesë. Nuk e kam përmendur se s’dua të shfaqem keq para njerëzve. Mami ka pas tumor në mitër, gjithçka është në rregull dhe jam më qetë tani që morëm rezultatet.

Mikela: A mund ta harrojmë këtë pjese? Bledi: Unë të kam parë si njeri që fal dashuri.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.