
Bora e paska akoma mendjen te Donaldi/ Ja detaji që i bëri lëmsh të gjithë

Moderatorja Bora Zemani ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes mediatike për historinë e saj të dashurisë me Donald Veshajn.
Ajo madje shpesh herë merr vëmendje më shumë se vetë konkurrentët e emisionit ‘Përputhen’ me situatat e krijuara me veshjen, akesesorët apo dhe fjalët që mund të thojë.
Ditën e djeshme ndjekësit kanë vënë re lidhëse në dorën e saj, gjë që shpesh herë e mban edhe Donaldi. Nuk është hera e parë që ndjekësit kapin detaje te Bora gjatë prezantimit të “Për’puthen”.
Ajo shpesh herë madje e ka thumbuar Donaldin. Kur Melisa me Andin po luanin bashkë “lojën e çifteve” e Bora po u drejtonte pyetje, në një moment Bora pyet: Kush ka shije të çuditshme?
Melisa e drejtoi gishtin drejt saj dhe Bora duke qeshur tha “e meritoja”. Pati edhe komente të shumta që aluduan se Bora e kishte për Donaldin, pasi ka shije të çuditshme që ka qenë e dashura e tij.