Donaldi ka një mesazh për Beatrix/ Qëndro e fortë Dashuri…

Që pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj u tha se nuk ka qenë në gjendje të mirë emocionale. Një moment të tillë brenda shtëpisë po e përjeton edhe i dashuri i saj, aktori Donald Veshaj.
Ndonëse nuk ka bërë akoma një reagim në rrjete sociale, në Instagramin e Veshajt u bë mbështetja kundrejt 27-vjeçares.
Në profilin zyrtar të 26-vjeçarit u publikua një video ku shihet Donaldi përkrah Beatrix dhe një të bashkangjitur ku po qëndronte i vetëm.
Shoqëruar me këtë video të tyre është edhe kënga “I was here” e yllit të muzikës pop, Beyonce. “Që ta shohësh ylberin duhet të presësh shiun Beatrix Ramosaj. Qëndro e fortë dashuria ime”, thuhet në postim.
Ramosaj ka refuzuar edhe ftesën në “Fun Club” për shkak të gjendjes aktuale paksa të vështirë, ndërsa nuk dihet ende nëse do jetë e pranishme në spektaklin e sotëm.