E ftohtë e madhe/ Beniada shpik mënyrën epike për të ngrohur s*mën…

Beniada Nishani Jakiç është një nga banoret më simpatike të këtij edicioni Big Brother VIP. E kemi parë në situata nga më të ndryshmet dhe na bën për vete me karakterin e saj.

Mijëra video të Beniadës qarkullojnë në rrjet për mënyrën sesi ajo flet gjuhën shqipe. Video që të bëjnë për të qeshur. Kujtojmë gafën simpatike me emrin e Ylli Limanit – Ydhi Dhimani sipas Beniadës.

Ajo ka një karakter dhe temperament që të bën për vete. Është e pajisur me një modesti, lehtësi dhe autoironi që përveç se e bëjnë të rezultojë simpatike, janë veti që rrallë i gjen nëpër njerëz.


Do ishte bukur sikur Beniada të dilte fituese e këtij edicioni Big Brother VIP Albania por është diçka gati e parealizueshme.

Arsyeja është e thjeshtë, publiku shqiptar është mësuar me dinamika shumë më të forta, emocione më të forta, përplasje dhe pak sharje tek-tuk por Beniada nuk e përmbush dot këtë nevojë të publikut Shqiptar.

Ajo është gjithmonë e përmbajtur, elegante, e brishtë, e edukuar, nuk ofendon e nuk shan dhe për këto arsye zor se publiku do e konsiderojë të denjë për vendin e parë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *