Paloma e paska halë në sy Donaldin/ Ja cfarë ka thënë tani për të…

“Big Brother VIP” është formati më i ndjekur i momentit ndërsa loja duket se është bërë tepër e fortë. Dy personat që janë konsideruar si lider janë Iliri dhe Donaldi.
Kjo i bën ndjekësit të dyshojnë se dikush po ble komente pro Donaldit. Shpesh herë është akuzuar Romeo për hapje adresash fallco apo për pagesë e dreka e darka me VIP-at në mënyrë që të mbështesin publikisht Donaldin.
Paloma ka qenë ajo, e cila në një story ka hedhur kunjë duke siguruar se nuk shitet për një drekë dhe shumica e ndjekësve e nënkuptuan si një mesazh për Romeon.
Meridiani gjithashtu ka pasur përplasje me Romeon dhe e ka akuzuar këtë të fundit si dikush që iu bën qoka vip-ave apo figurave publike për të mbështetur vëllain e tij përgjatë rrugëtimit.
Gjithsesi vlen të përmendim se Donaldi ka shumë mbështetës real, kryesisht të rinj, ndaj dhe kjo hipotezë e blerjes së komenteve pozitive duket e vështirë për ta besuar.