Tradhton “Top Channel”? Atdheu konkurrent në “Love Story”

Olsa Muhameti këtë sezon të “Për’puthen” ka rikthyer Anën dhe Mevlanin, dy ish konkurrentë shumë të përfolur të sezonit të dytë që nuk arritën ta finalizonin dashurinë e tyre, duke e konsideruar rikthimin si një shanc të dytë për të gjetur dashurinë në emision.

Ndërkohë, burime të brendshme për “Pamfleti” kanë bërë me dije se ka qënë edhe Atdheu i cili ka kërkuar një rikthim në këtë program, kërkesë e cila nuk është miratuar nga autorja.

Sipas informacioneve të fundit, Atdheu nuk është dorëzuar ndaj gjetja e dashurisë në program televiziv dhe kësaj rradhe ka vendosur të komunikojë me produksionin e “Love Story”, program i cili udhëhiqet nga Vera Grabocka dhe Alketa Veisiu.

Thuhet se shumë shpejt Atdheun do ta shohim pjesë të këtij programi bashkë me dy konkurentët e tjerë të “Love Story” Kristin dhe Xhonin.

Rikujtojmë se prej një kohe të gjatë, në rrjetet sociale janë përfolur shumë emrat e Atdheut dhe Borës, si rrjedhojë e fotove dhe videove të ndryshme që kanë qarkulluar në internet.

Kjo ka ardhur gjithashtu dhe pasi Atdheu ka shprehur hapur simpatinë që ka ndaj Borës pas daljes nga emisioni, ai madje ka thënë se dhe vajzën do të donte ta quante “Nala” njësoj siç është shprehur dhe Bora.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *