Beatrix në gjendje të vështirë/ Dy këngëtaret e njohura i japin mesazhet domethënëse…

Beatrix Ramosaj dje pasdite ka reaguar për herë të parë pas eleminimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Ramosaj tha se këto ditë terapia e saj ka qenë muzika, ku çdo ndjenjë dhe mendim po e hedh në letër.

Ajo gjithashtu ka folur edhe për Donaldin, duke thënë se i kupton ata që janë pro dhe deri diku ata që janë kundër. Në postimin e gjatë që ajo ka bërë, ka marrë reagime nga Fjolla Morina dhe Dafina Zeqiri.“

Ti je dritë”, ka shkruar Fjolla, derisa Dafina në anën tjetër i ka dhënë mbështetje duke i dërguar disa ’emoji’ në formë zemre. Kujtojmë se përshkak gjendjes së rënduar psikologjike, Beatrix nuk ishte e pranishme të dielën në Fan Club.

Reagimi i plote i Trikses

“Dua ta nis kte shkrim me nje falenderim per te gjith ju qe me falni ngrohtesi dhe jeni interesuar mbi gjendjen time. Nuk do genjej, jo cdo gje eshte fushe me lule, tranzicioni ne jeten reale sigurisht ka veshtiresi por kam fatin te jem pjestare e nje familje qe me gjendet prane per cdo moment dobesie pergjat pershtatjes.

Ju kerkoj ndjese per lenjen pas dore te rrjeteve sociale, shfaqjeve televizive dhe mos pergjigjen e mesazheve por realisht kam nevoj edhe per pak fare kohe qe te ri-gjej gravitetin tim.

Mund t’ju tregoi qe pergjate ketyre diteve terapia ime ka qene pasioni dhe arsyeja perse une jetoj, muzika. Po hedh cdo mendim dhe ndjenj ne leter dhe nota.. E di qe Monika dhe Arjola do jen shume te lumtura kur ta marrin vesh haha.

Donaldin po e ndjek nga jashte. E kam supportuar, do jem tifozja e tij e pare dhe sic e thash ne sfiden e lajmeve i qendroj mendimit qe ai duhet te fitoj BBV.

Persa i perket marrdhenjes tone, kam lexuar pak se si eshte pare nga jashte. I kuptoj dhe ata qe kane qene pro edhe deri diku ata kunder – Dukeqenese mardhenia jone ka lindur paster ne nje shoë ku ndjeksit jane lidh me protagonistet dhe mendojne se kane te drejten e opinionit dhe gjykimit mbi te gjithe ne brenda apo jashte shtepise.

Sot eshte dita ime e 4 jashte asaj shtepie dhe nese @donaldveshaj do me zgjaste doren qe te hidheshim bashke, do e beja po prap. ???? Bekime dhe dashuri per te gjith ju”, shkruan Triksa.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *