Habit Arjola:”Një grua më ndihmoi në një periudhë të vështirë, por më pas ajo u dashurua me mua”

Në mbrëmjen e së martës në Big Brother VIP ka pasur disa rrëfime interesante, para banorëve është transmetuar loja javore, ku secili prej tyre kanë qenë të detyruar të tregojnë nga një sekret jetësor.

Teksa ka pasur sekrete nga më të ndryshmet, duket se më interesanti ka qenë ai i aktores Arjola Demiri,  aktorja me prejardhje nga Tropoja, e cila e ka bërë të ditur për publikun historinë e saj të vështirë të jetës, ka zbuluar një sekret që lidhet me këtë pjesë.

‘Xhbanja’ e hit-serialit të dikurshëm “O Sa Mirë” tha se në një periudhë të vështirë të jetës, një grua i ishte ofruar për ndihmë, por me kalimin e kohës, gruaja në fjalë e kishte kaluar simpatinë e saj në dashuri dhe kështu kishte krijuar një pëlqim për aktoren Demiri.

“Në një periudhë të vështirë të jetës, një grua më ofroi ndihmë, por me kalimin e kohës, ajo u dashurua në mua”, ka deklaruar aktorja në dhomën e rrëfimit, sigurisht që më pas, Arjola është tërhequr nga raporti me gruan në fjalë, duke vazhduar jetën e saj.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.