Donaldi akoma nuk e ka dëgjuar/ Ja cfarë mendon Romeo për këngën e Beatrix…

Beatrix Ramosaj ka publikuar këngën e re, këngëtarja kosovare e cila nuk është më pjesë e Big Brother Vip dje ka publikuar këngën e saj të re.

Kënga mbanë titullin “Faj” dhe është dedikim për historinë mes saj dhe Donaldit.

“Kjo ndjenja jonë as mua as ty jo s’po na pyet lëre! Lëri se ça thonë (më the)! Momente, sy ne sy pa fjalë po më kupton! Tjerët lëri t’xhelozojnë, oh se kanë, se kanë idenë se cfarë ne përjetojmë”, këndon ajo.

Ndonëse Donaldi nuk e ka dëgjuar ende, por vëllai i tij Romeo e ka përkrahur publikisht Beatrixën, ai e ka publikuar këngën e saj në Instastory, duke e etiketuar.

Tutje, Romeo e ka shpërndarë dhe në profilin e Donaldit në Instagram.

Theksojmë se Romeo ka treguar gjithmonë se e mbështet historinë e vëllait binjak me Trixën./Lajmi/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.