
Einxhel largohet nga Big Brother pasi theu krahun/ Ja cfarë pritet të ndodhë me të…

Banorja e Big Brother, Einxhel Shkira do ta lë për pak kohë shtëpinë e famshme.
Lajmi është konfirmuar nga produksioni.
“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor po do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar.
Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e ‘Big Brother’”, thuhet në njoftim.
Në orët e para të mëngjesit, Enxhel duke luajtur me një jastëk rrumbullak të stërmadh në formë rrote, në tentativë për ti hipur sipër, bie dhe shembet përtokë.
Menjëherë sa ra dëgjohet të thotë: “oh, e theva krahun”. Banorët e tjerë nuk e marrin seeiozisht fillimisht dhe shkrihen së qeshuri. Iliri që ishte më afër, i afrohet të sigurohet për gjendjen e saj.
Më pas afrohet Arjola, ende duke qeshur, në atmosferën e lojës që ishin duke bërë, pasi nuk e kupton menjëherë sa serioze është gjëndja dhe me shaka thërret “Dagz”.