Kjo është ana ime e historisë/ Beatrix flet për Donaldin pasi nxorri këngën

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka publikuar projektin e ri muzikor “Faj” që duket se ia dedikon romancës së saj q lindi brenda shtëpisë së Big Brother VIP me aktorin Donald Veshaj.
“Nga zemra ime, për të gjithë ju. Sidomos ty…”, shkruan Trixa në një postim Instastory. Për këtë duket se i referohet të gjithë atyre që e kanë komentuar romancën e saj me Donaldin.
Kujtojmë se disa ditë më parë, Beatrix Ramosaj reagoi me anë të një postimi në Instagram duke treguar se pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ishte fokusuar tek muzika.
Ndër të tjera, ajo tregoi se kusgte nevojë edhe për pak kohë për veten. Sa i përket romancës me Donald Veshajn, Trixa tha se ai duhet të
marrë fitoren e reality show, ndërsa për historinë e tyre, thekson se nëse ai do i zgjaste dorën për tu hedhur bashkë, do e bënte sërish.