Patën një sherr të vogël bashkë para se të dilnin nga Big Brother/ Ja si e kanë marrëdhënien tani dj Dagz dhe Beatrix

Beatrix dhe Dagz krijuan një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Madje, deklarata e këngëtares se do dilte nga shtëpia nëse dilte Dagz, bëri goxha bujë.
Kjo solli shumë debate mes Einxhel dhe Beatrix-Donald, teksa një hatërmbetje duket se pati edhe nga Dagz. Megjithatë, tashmë ata janë të dy jashtë dhe kanë patur mundësi të flasin.
Dhe duket se kanë lënë çdo gjë pas dhe kanë ende raporte shumë të mira. Ditën e djeshme Beatrix ka publikuar këngën e re me titull “Faj”.
Dhe një nga personat që e ka mbështetur është Dagz. Ai ka shpërndarë këngën në Instastory duke shkruar: “Suksese motra ime e vogël”.