U bë nami me atë muhabet/ Arjoni dhe Ana përballen në gjykatë…

Në sezonin e dytë të “Përputhen” ishte i bujshëm skandali Ana-Arjon, nga i cili të dy konkurrentët u përjashtuan. Arjoni publikoi imazhe të tij dhe Anës në shtrat, ndërsa kjo e fundit tha se kishte shkuar pasi ai nuk ndihej mirë.
Gjërat mes dyshes nuk janë qetësuar, madje pas një muaji do të përballen sërish në gjykatë. Këtë e ka bërë të ditur Arjoni me një koment në faqen zyrtare të “Përputhen”, ku shkruan se Ana e akuzon për përndjekje.