Einxhel kthehet në shtëpi pas operacionit/ Mos më prekni mos më prekni tha!

Einxhel Shkira është rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pas më shumë se 24 orësh, konkurrentja ka dalë nga spitali Hygeia dhe është rikthyer në shtëpinë e famshme.

Banorët e kanë mirëpritur moderatoren e cila mban krahun e fashuar. Kjo vjen pas vendimit që dha pak më parë produksioni i Big Brother për rikthimin e saj.

Ajo iu nënshtrua një operacioni që zgjati për disa orë, pas incidentit që ndodhi mbrëmjen e së enjtes. Ajo u rrëzua në tokë gjatë një loje me banorët.


Menjëherë mbërriti ndihma e parë dhe në mëngjes, moderatorja u dërgua në spital. Pas operacionit, moderatorja pati mundësinë të lidhje live nga spitali, nga ku falenderoi banorët për mbështetjen që i dhanë.

Komunikoi gjithashtu me Dj Dagz që ndodhej në studio, i cili i shprehu dashurinë dhe njëherë dhe tha se mezi po pret ta takojë.

Para se të merrej vendimi për rikthimin e saj, Arbana kërkoi miratimin e banorëve për shkak të kujdesit që duhet të tregojnë ndaj saj.

Ajo ka sjelle alegri ne shtepi, por i ka keshilluar banoret: “Mos me prekni, mos me prekni, duhet te shtrihem urgjent”

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *