Thanë që i dha Donaldit informacion nga jashtë/ Mozziku ua mbyll gojën njëherë e mirë të gjithë

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar
Mozzik tregoi qartë se mbështet Donaldin, ndërsa ky i fundit u lumturua jashtëzakonisht shumë. Reperi i njohur i uroi fitoren,
ndërsa Arbana u detyrua të ndërhynte për të thënë se ajo që tha Mozzik është vetëm mendimi i tij dhe më pas artisti vijoi performancën.
Ditën e sotme, ka shpërndarë videon që është publikuar në llogarinë zyrtare të Donaldit dhe shkruan: “Ti vjen nga Vlora o vlla, ngrite edhe njëherë flamurin si duhet. T’përqafoj e t’pres jashtë! Mbreti Donald”.
Kjo nuk është hera e parë që të ftuarit specialë akuzohen se dërgojnë informacione nga jashtë për banorët e BBV. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me Elgit Dodën
I cili kur hyri për të përfomuar përqafoi Donaldin dhe aty filluan akuzat se çfarë informacioni i ka thënë për jashtë. T’i thuash dikujt që ti je më i miri dhe fito, ky nuk është informacion, por gjithsesi produksioni i BBV i di më mirë këto punë.