Kjo është konkurrentja e re kosovare në Për’puthen, ishte arrestuar për …

Mbrëmë në emisionin “Për’puthen” ka hyrë një konkurrente e re nga Kosova, Laureta Zyba, Laureta është motra e konkurrentes tjetër në këtë emision e cila ka hyrë disa javë më parë, Rrushe Zyba.

Laureta u prezantua si balerinë, teksa tregoi se vjen nga Komuna e Suharekës, por duket se ajo është emër i njohur edhe për organet e drejtësisë në Kosovë.


Rreth katër vite më parë, ajo ishte arrestuar në një aksion policor në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, ku Njësia Speciale kishin bërë arrestimin e katër personave.

Dy nga personat e arrestuar ishin me prejardhje nga Mali i Zi, një nga Serbia dhe një femër (Laureta) nga Kosova.

Siç kishin raportuar mediat në Kosovë, në mesin e të arrestuarve ishte edhe Laureta Zyba, ndërsa tre të arrestuarit e tjerë ishin në kërkim nga Interpoli, pasi që ishin të dyshuar për një sër veprash në kundërshtim me ligjin.

Laureta Zyba ishte raportuar se është valltare në disa klube të natës në Kosovë dhe dyshohej se e njëjta ka bashkëpunuar me këta persona përgjatë kohës sa ata qëndronin në Kosovë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *