Miq përjetë/ Donaldi mban premtimin që i kishte bërë Fifit…

Përtej disa hatërmbetjeve, Fifi dhe Donaldi krijuan një raport shumë të bukur në javët që kaluan së bashku në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në nisje të formatit, në një bisedë me disa banorë të tjerë, ata patën diskutuar që të bënin një tatuazh “filoqyl” që e përdornin bashkë si një lutje për qielli që të binte shi.

Ndaj, me të dalë nga “Big Brother” ajo e bëri tatuazh atë fjalë. Sakaq, në një prej Primeve, teksa komunikonte me të nga studioja, Fifi i tregoi se e kishte bërë tatuazhin, ndërsa Donaldi i prekur premtoi se do të bënte edhe ai të njëjtin.

Sot ai ka mbajtur premtimin, dhe ka realizuar tatuazhin, brenda mureve të shtëpisë. Personi i parë që ia tregoi tatuazhin ishte Arjola,

e cila e pyeti për kuptimin ndërsa Donaldi i tha: “Njerëzit që duan shiun pra”. Ai tregoi se Fifi e ka bërë të zi, ndërsa ai kishte zgjedhur ta bënte kuqezi.

Beniada: Sa i bukur, i kuq, të shkon shumë. Ashtu e kishte bërë dhe Fifi? Donaldi: Jo të zi e ka bërë Fifi. Por unë e bëra të kuqe që të jetë kuq e zi. Beniada: Të dhimbti? Donaldi: Jo o shpirti, kjo është gudulisje.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.