Produksioni i “Big Brother VIP” injoron Trixën dhe kërkesën e saj për befasi ndaj Donaldit

Beatrix Ramosaj pas daljes nga shtëpia vendosi të qëndrojë në heshtje duke dhënë shumë përgjigje përmes një kënge që ia dedikoi Donaldit.

Artistja nuk u pa më as në primet e programit madje as nuk u përmend në asnjë moment.

Olti Curri ka shkruar se Trixa ishte planifikuar t’i bënte një befasi Donaldit por u anulua në moment të fundit.

“Atë natë, spektakli do të ishte në dispozicion të Beatrixës, por në moment të fundit ajo nuk ka dashur të paraqitet në show dhe ka propozuar që të ishte e ftuar mbrëmë të paraqiste këngën e re, por këtë radhë, produksioni i ka thënë jo”, ka shkruar Olti Curri në një Instastory.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.