Zbulohen të gjitha/ Ja kush e fiton Big Brother sipas horoskopit…

Njithë rrugëtimi në “Big Brother VIP” dhe loja e tyre para finales do të ndikojë te shanset për fitore, patjetër, por përderisa jeni në këtë artikull, jeni mjaftueshëm kuriozë të dini se çfarë kanë rezervuar yjet për banorët.

Shenja e Dashit (Monika dhe Iliri)

Kush ka më shumë shanse në finale? Ç’thotë
Për Monikën dhe Ilirin, të dy shenja e Dashit në horoskop, java e ardhshme duket se do të nisë me një mundësi për të bashkuar forcat me dikë. Në fillim të muajit, do të jenë të vrullshëm. Lëvizja e Mërkurit në shtëpinë e dhjetë që lidhet me ambicien do t’i shtyjë për të përmbushur qëllimet që i kanë vendosur vetes për finalen dhe fitoren. Megjithatë, Plutoni në Bricjap mund t’i shpërqendrojë disi aty nga data 11 shkurt. Sipas horoskopit të Dashit, ata duhet të pranojnë se ka vend edhe për të tjerët në finale. Dëshira për të konkurruar të tjerët mund t’i penalizojë sepse nuk do të përqendrohen te loja e tyre.

Shenja e Binjakëve (Beniada)

Kush ka më shumë shanse në finale? Ç’thotë
Muaji shkurt do të nisë me entuziazëm për Beniadën dhe ky nuk është më një lajm i ri. Saturni në Ujor do t’i bëjë Binjakët ta shohin botën përmes një tjetër lenteje. Duke qenë se bota e Beniadës për momentin janë vetëm banorët brenda “Big Brother VIP”, ndoshta këndvështrimi i saj për disa do të ndryshojë. Mërkuri, planeti udhëheqës i Binjakëve, nuk do të jetë më në prapavijë më 14 shkurt (4 ditë para finales) dhe kjo gjë mund ta bëjë atë të ndihet më e freskët. Muaji shkurt për Binjakët lidhet me një rrugëtim drejt suksesit, ndaj ndosha Beniadën e shohim në finale.

Shenja e Virgjëreshës (Arjola, Donald)

Kush ka më shumë shanse në finale? Ç’thotë
Shkurti do të fillojë mirë për njerëzit e shenjës së Virgjëreshës, të cilët do të ndihen më të karikuar për të përmbushur qëllimet e tyre. Kur Mërkuri, planeti udhëheqës i Virgjëreshave, të mos jetë më në prapavijë, ata mund të ndihen gati për argëtim. Kur Mërkuri të bashkohet me Plutonin më 11 shkurt (1 javë para finales) Arjola, Donaldi ose të dy mund të përfshihen nga frika e gjykimit nga bota jashtë ose dëshira për t’u parë nga të tjerët. Afërdita dhe Marsi do t’i ndihmojnë ta shprehin veten më mirë, sidomos nëse janë magjepsur nga një dashuri e re ose nga një dëshirë për diçka që e duan patjetër.

Shenja e Shigjetarit (Einxhel)

Kush ka më shumë shanse në finale? Ç’thotë
Problemi me krahun do të bëjë që Einxhel, pasi të rikthehet në shtëpi, të qëndrojë aktive përmes komunikimit. Fillimi i shkurtit do ta gjejë të përfshirë në komunikime të shumta. Megjithatë, bashkimi i Ujorit me Saturnin mund t’ia vështirësojë disi punën për të shprehur më mirë veten. Sipas horoskopit për Shigjetarët, bashkimi i Mërkurit me Plutonin në Bricjap do t’ia vështirësojë punën për paratë. Në rastin në fjalë, paratë lidhen me të qenit finaliste dhe/ose fituese. Megjithatë, muaji shkurt do t’i inkurajojë Shigjetarët që të mos heqin dorë dhe të kërkojnë me ngulm çfarë mendojnë se meritojnë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.