Beatrix nuk shkon në Primë/ Zbulohet plani që ka produksioni për atë dhe Donaldin…

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj nuk i ka kursyer dedikimet romantike për partnerin, Donald Veshaj.

Ajo tregoi se do të “hidhej sërish me të, nëse ai i jepte dorën”. Gjithashtu ajo i dedikoi një këngë, “Faje”, që ishte rrëfimi i anës së saj të historisë.

Madje, gazetari e opinionisti i njohur Olti Curri, tregoi se Trixa do të futej në shtëpi spektaklin e të premtes, pikërisht për të surprizuar Donaldin me këngën dedikuar atij.

Mirëpo, kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por Beatrix nuk u përmend aspak gjatë spektaklit. “Atë natë, spektakli do të ishte në dispozicion të Beatrixës, por në moment të fundit ajo nuk ka dashur të paraqitet në shoë dhe ka propozuar që të ishte e ftuar mbrëmë të paraqiste këngën e re, por këtë radhë, produksioni i ka thënë jo”, ka shkruar Olti Curri në një Instastory.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.