Futi Mozzikun në shtëpi/ Donaldi merr dënim nga vëllai i madh…

Pas dënimit të marrë nga vëllai i madh, i cili do të zbulohet në spektaklin e të martës, për Donaldin, Iliri ka nisur të diskutojë lidhur me këtë moment së bashku me Tanin.

“Më vjen keq se është djalë i zgjuar, kreativ. Duhet ta mbronte veten”, ka thënë Iliri për Donaldin. Ndërsa Tani ka vazhduar bisedën duke thënë se Donaldi pranoi se e shijoi çdo gjë.

Iliri ka insistuar se Donaldi duhet të dinte ta mbronte veten, bisedë të cilën e ka ndarë edhe me vetë Donaldin. SHIKO VIDEON KETU


“Vëllai i Madh” ka vendosur të ndëshkojë aktorin Donald Veshaj, i cili është banor i Big Brother VIP. Dje, Donaldi ka marrë në dorë zarfin e zi, por ndëshkimin që mban brenda ai zarf pritet ta lexojë natën e spektaklit, të martën.

E gjitha vjen pas vizitës së Mozzik brenda BBV. Këngëtari ishtë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri për të kënduar për banorët, por Donaldi bëri një gabim.

Ai e ftoi Mozzik në ambientet e brendshme të shtëpisë së “Big Brother” artistin pa marre leje tek “Vëllai i Madh”, duke bërë që ky i fundit të mendojë ndëshkimin.

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar të ‘Big Brother Vip’, reperi Mozzik surprizoi banorët duke performuar disa prej këngëve të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Mozzik tregoi qartë se mbështet Donaldin, ndërsa ky i fundit u lumturua jashtëzakonisht shumë. Reperi i njohur i uroi fitoren.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *