
Nuk ka hyrë për të fituar 100 mijë euro/ Shoqja e Arjolës zbulon arsyen pse ka hyrë aktorja në Big Brother…

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, është një nga shoqet më të afërta të Arjola Demirit, e cila prej disa muajsh është pjesë e “Big Brother VIP”.
Ditën e sotme, Adriana e ka konfirmuar këtë, duke u shprehur: “Arjola ka një dëshirë të vetme dhe është fut në Big Brother vetëm për atë. Kur e ka parë se nuk është ajo, nuk ka dashur që ta hapë”.
Kujtojmë që Arjola i surprizoi të gjithë spektaklin e kaluar në momentin kur refuzoi të udhëtonte bashkë me fëmijët e saj në Disney Land.
Ajo që Arjola nuk di është se “Portokallia” me shumë mundësi sipas lajmeve që qarkullojnë ditët e fundit është mbyllur.
Në vend të “Portokalli” do jetë një format i ri me regji të të rikthyerit në Top Channel, Altin Basha dhe moderimin e Salsano Rrapit dhe Xhemi Shehut. Detaje të tjera nuk dihen.