Plas keq sherri në Përputhen/ Ndarja e Alvisës dhe Bashkimit fut në sherr dy konkurrentët

Momente tensioni te ‘Për’puthen’ Pas ndarjes së Alvisës dhe Bashkimit, ka pasur një debat të ashpër mes Albit dhe Brunos.
Në puntatën e sotme të Për’puthen, janë transmetuar pamjet e përplasjes që patën në prapaskenë që gati përfundoi në konflikt fizik, por ndërhynë konkurrentët e tjerë të pranishëm.
Albi: Vdi sni që kur njerëzit janë poshtë, ti shkelni me këmbë. Bruno: Sic ke bërë ti. Albi: Asnjë nuk kam shkel me këmbë.
Bruno: Të gjithë cunat kemi qenë kundër atij muhabeti dhe ti e di mirë. Albi: Dhe çfarë kam bërë unë? Bruno: Ke mbajtur krahun tjetër vetëm për të dalë mirë vetë.
Albi: Seriozisht e ke? Çfarë po flet pa lidhje? Shoqërinë që kam pasur me ata të dy nuk ma vë në dyshim. Bruno: Ti nuk e ke pasur fare.
Albi: Ti e ke shumë gabim. Bruno: Ec more interesaxhi. Albi: Ti nuk ke fytyrë. Bruno: Mos më trego brrylat mua. Fol mirë. Kur ke mundësinë të flasësh në kamera me mua, ke qeshur dhe ke thënë e bëj me shaka.