Donaldi i tregon të gjitha/ Paska rënë në dashuri me Trixën para se të hynte në Big Brother…

Donald Veshaj ka rrëfyer së fundmi një histori që i ka ndodhur me Beatrix Ramosajn, kur ata nuk ishte ende pjesë e “Big Brother VIP”.

Ai ka treguar se e ka parë në verë dhe këngëtarja ka qenë e vetmja që nuk ka qeshur me batutën e tij. Më pas, shumë i kuriozuar i ka kontrolluar Instagramin.

“Në qershor isha diku ku kishte shumë salla montazhi dhe Trixa ishte diku aty. E njihja kush ishte por nuk ishim përshëndetur ose nuk kishim marrëdhënie shoqërore.

Ishte me disa të tjerë para kompjuterit dhe unë jam futur për të marrë çakmakun dhe bëj një batutë si ato të miat. Dhe Trixa ishte e vetmja që nuk e ktheu kokën. Jam fut te Instagrami i saj dhe e kam parë. Ajo nuk e di këtë“, u shpreh Donaldi.

Sa i përket lidhjes brenda shtëpisë, aktori zbuloi momentin kur filloi të ndjente. “Kur erdhi këtu më pëlqeu se është shumë vajzë e bukur. Më dukej sikur të dy ishim dy PiterPan-a.

Ajo çohej, kërcente, këndonte rreth e rreth gjithë kohës, thoja “Uu sa energjike”. Më ka bërë përshtypje historia që ajo ka treguar për një lidhje që ajo ka patur, kuptova dhe për karakterin e vetë. Doja ta kisha atë gjënë sepse e di që është njeri e përkushtuar.

Te dhoma e dënimit kur kemi qenë të gjithë bashkë dhe kjo kishte ftohtë. Unë i hodha një batanije dhe sikur e përqafova pak. Dhe te ai përqafimi ndjeva një si kshu, ndjenjë limoni thash “Ta shtrydh një herë”. Aty nisi pëlqimi.”, tregoi Donald

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.