
“Nusen e kam jashtë”, pas Ilirit edhe Donaldi flet me Tanin

Djemtë e BBV kanë realizuar një bisedë në oborr, sipas udhëzimeve nga Vëllai i Madh, banorët e shtëpisë duhet t’i tregojnë historitë e tyre të dashurisë.
Disa nga ta e kanë përtuar goxha shumë këtë provë javore, por ja që ata duhet t’i ndajnë historitë e tyre me publikun.
Teksa Donaldi ndodhet në oborr me Ilirin dhe flasin për jetën e tyre në një moment ai shprehet se “Nusen e kam jashtë” duke iu referuar Trixës.
Theksojmë se Trixa ka një javë që është eliminuar nga BBV duke lënë brenda partnerin e saj Donaldin, pas daljes ajo i ka dedikuar këngë historisë së tyre e cila sot u lëshua në shtëpi për ta surprizuar aktorin./Lajmi/