Takim super romantik midis Mevlanit dhe Efit! Acarohen djemtë

Ashtu si në takimet e sezonit të kaluar, Mevlani nuk i kursen surprizat romantike për vajzat me të cilat del në takim, në një xhiro buzë detit, nën pamjen mahnitëse të perëndimit, Mevlani doli këtë herë me Efin, për të cilën ka shprehur pëlqim që kur u bë pjesë e këtij sezoni të “Për’puthen”.

Këngëtari nuk i kurseu komplimentet për Efin “Ti je afër perfeksionit, defektet nuk t’i shoh”, i tha ai.

Më tej, Efi u surprizua me një darkë, por as këtë herë nuk mungon arushët, që Mevlani ua dhuroi dhe konkurrenteve të sezonit të kaluar, ndërkohë, Efi shprehu rezervat e saj, duke thënë se nuk është e sigurt nëse konkurrenti është real në deklaratat që bën.

Nga ana tjetër në studio pati shumë polemika, Bruno pati disa ndërhyrje si gjithmonë dhe Efi i tha se ai tashmë është në kosh.

Efi: Ti je në kosh?

Bruno: Po kur më ke pasur ndonjëherë mua ti?

Efi: Je karton i kuq.

Bruno: Jam pra.

Mevlan: Komplimente për buzëqeshjen Bruno, e ke shumë fallco.

Bruno: Të pëlqejnë buzëqeshjet e meshkujve ty mo?

Mevlan: Mbaroj, mbaroj, sidomos për atë tënden.

Efi: Bruno për këto përgjigje është i pari.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.