Vetëm llokumet mungojnë tani/ Donaldi i paska bërë gjërat serioze: I thotë Trixës nusja ime…

Djemtë e BBV kanë realizuar një bisedë nVet oborr. Sipas udhëzimeve nga Vëllai i Madh, banorët e shtëpisë duhet t’i tregojnë historitë e tyre të dashurisë.

Disa nga ta e kanë përtuar goxha shumë këtë provë javore, por ja që ata duhet t’i ndajnë historitë e tyre edhe me publikun.

Teksa Donaldi ndodhet në oborr me Ilirin dhe flasin për jetën e tyre në një moment ai shprehet se “Nusen e kam jashtë” duke iu referuar Trixës.

Theksojmë se Trixa ka një javë që është eliminuar nga BBV duke lënë brenda partnerin e saj Donaldin. Pas daljes ajo i ka dedikuar këngë historisë së tyre e cila sot u lëshua në shtëpi për ta surprizuar aktorin.

Beatrix para pak ditësh publikoi këngën “Faj”, që siç deklaroi ajo është një dedikim për të dashurin e gjetur brenda ne BBV, Donald Veshaj.

Ky i fundit, është emocionuar së tepërmi kur ka dëgjuar këngën të luhet në ambientet e shtëpisë. Në një bashkëbisedim me banorët, ai ka thënë se kënga është gjëja më e bukur që dikush ka bërë për të.

“Është gjëja më e bukur që dikush ka bërë për mua”, tha Donaldi. Vlen të përmendet se aktori ka nisur një dashuri historie me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.