Beatrix kthehet në Big Brother dhe shtang me deklaratën/ Donaldin e dua akoma më shumë jashtë

Beatrix është rikthyer në ekran duke qenë sot e pranishme në spektaklin e së martës në “Big Brother”. Këngëtarja dukej shumë e lumtur dhe tha se ka kaluar disa ditë të vështira, por e ka surprizuar dashuria e madhe e publikut.

“Kam marr një ngrohtësi nga produksioni edhe gjatë kohës që isha në shtëpi. Kam një ritëm më të avashët se banorët e tjerë, më duhej më shumë kohë që të përpunoja emocionet, ndjenjat dhe ja ku jam tani, jam shumë mirë. Këto ditë kam kaluar ditë të vështira, ksiah vështirësi të ambjentohesha dhe të kapja ritmin e jetës reale, por kam pasur fatin që jam rrethuar me dashuri nga familjarët, gjithashtu dhe miqtë. Mbi të gjitha jam surprizuar nga publiku nga të cilët kam marr mesazhe shumë të gjata me dashuri, i përulem të gjithëve dhe i falenderoj shumë, nuk e prisja. Jam shumë e lumtur”, tha Trixa.

Arbana e pyeti dhe për këngën e re që ia kushtoi Donaldit dhe ajo u përgjigj: “Muzika është pasioni im, terapia ime, studio është vendi ku unë ndihem e sigurt dhe jam e lirë të shprehem. Donaldin e kam parë. Ditët e para kisha vështirësi të ndahesha nga televizori, ishte e pamundur të mos i ndiqja sepse gjysmën time e kam aty brenda. Emocionet e tij i kam përjetuar bashkë me të”.


You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *