Donaldi tregon zemërgjerësinë pas sherrit me Einxhel/ Atë e mora në punë se kishte kredi për të larë

Donaldi është shfaqur shumë i zhgënjyer pas spektaklit të Big Brother Prime në mbrëmjen e kaluar dhe për diskutimin e fortë me Einxhel.

Pas mbrëmjes ai ka folur për punën e tij dhe për situatat e vështira që ka kaluar në drejtim të emisionit.

Ai ka përmendur dhe emrin e Genard Hajdinit që ka punuar me të dhe madje e ka ndihmuar se kishte vështirësi ekonomike.

“Genard Hajdinin e mora në emision për ta ndihmuar. Në emisione të tjera e merrnin për ta tallur e bullizuar.

“E ndihmova sepse mora vesh që ai kishte kredi për të paguar. Vitin tjetër i mora dhe motrën në emision. Jam njeri që gjithmonë i kam ndihmuar njerëzit”.

Donaldi dhe vëllai i tij, Romeo, kanë moderuar emisionin “Binjakët” në Vizion Plus. Sezonin e parë ishte Bora moderatore me ta, në sezonin e dytë ishte Einxhel për pak javë pastaj u largua.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.