
Do t’i bëj gjithë të zezat atij/ Iliri flet për marrëdhënien e Donaldit me Borën

Mbrëmja që lamë pas në “Big Brother VIP” u shoqrua me debate shumë të forta mes Einxhel dhe Donaldit.
Në lidhje me këtë, diskutimi ka vazhduar mes Einxhel dhe Ilirit gjatë darkës ku ky i fundit, për herë të parë e ka zënë në gojë situatën ish partneren e Donaldit, Borën.
Në diskutim e sipër, mes tjerash Iliri është shprehur:
Gjëja më e rëndë që unë i kam kursyer atij se unë e kisha gati një përgjigje. Gjithsesi unë do ta pickoja shumë fort dhe boll t’i kujtoja një moment që ka jetuar këtu dhe pas dy javësh ka bërë një gjë tjetër dhe unë e dërrmoja”
Einxhel ka vazhduar diskutimin duke thënë se kjo gjë “nuk i është përdorur Donaldit asnjëherë”.