Elvana Gjata feston ditëlindjen sot/ Ja sa vjec mbush…

Elvana Gjata feston sot ditëlindjen dhe këngëtarja mbush plot 35 vjeç. Artistja e njohur ka lindur më 3 shkurt të vitit 1987 dhe sot është një ditë feste për të.

Kujtojmë se pas një tëreqje nga muzika dhe projektet e saj në kohën e kulmit të pandemisë, Elvana u rikthye fuqishëm dhe albumi i saj “Çelu” korri një super sukses.

Projektin e fundit, Elvana e publikoi një javë më para. Bashkëpunimi, “S’ka” me Mozzik gjithashtu pati mjaft sukses dhe vetëm në shtatë ditë ka arritur 4.2 milion klikime në Youtube.

Urimet për të në rrjetet sociale sot kanë qenë të shumta si nga personazhet e tjerë të shoubizit tonë, por edhe normalisht nga fansat e saj, që janë të shumtë.

Elvana dje na paralajmëroi që projekti i saj i radhës i titulluar “Poë” do të publikohet më 11 shkurt dhe sigurisht që do jetë hiti i radhës.

Elvana e ka nisur vitin 2022 shumë vrullshëm me këngë dhe bashkëpunime të reja, por nuk kanë munguar as koncertet në fillim të vitit në SH.B.A, atje ku ka shumë shqiptarë dhe fansa të saj.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.