Arjola përlot me rrëfimin/ Jam detyruar të rrëmbej vajzën time: 1 vit nuk më ka folur me gojë…

Arjola tregoi se vajza e madhe nuk donte ta takonte pas divorcit që pati nga bashkëshorti. “Planifikova ta rrëmbeja Helgën, mes shumë lutjesh e prisja.

E pashë kur kalonte dhe futem mes makinës. E mbërtheva kurse ajo u tremb, më pa në sy dhe më tha që s’dua të vij me ty.

E kam kapur e futa në makinë dhe e çova në shtëpi. I thashë që mami ka nevojë vetëm të të përqafojë. “Nuk më linte ta prekja,


i premtova se do e lija në qetësi po vetëm të dëgjoja dhe një herë të më thërriste “mama””, tregoi aktorja. Pas këtij rrëfimi, Arjola takoi tre fëmijët e saj në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP.

Ajo takoi fëmijët e saj, gjithashtu mori edhe një dhuratë nga “Vëllai i Madh”, produksioni tregoi se ka vendosur t’i bëjë dhuratë një banesë në Tiranë për fëmijët e saj.

Nga kjo suprizë, të gjithë banorët shpërthyen në lot nga gëzimi, po ashtu edhe studio. Kujtojmë se, Arjola ka treguar shpesh herë se arsyeja e hyrjes së saj në shtëpinë e famshme ka qenë që të fitoi paratë për të iu ndërtuar një shtëpi fëmijëve të saj.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *