Atdheu i Përputhen paska rënë në dashuri/ Ja kush është vajza që ia ka marrë zemrën…

Atdhe Xharavina ishte i ftuar sot në “Wake Up” dhe zbuloi se vajza me të cilën ka dalë në video në rrjete sociale nuk është e dashura e tij.
Atdhe: Kur e hodha këtë story, më shkruajtën shumë mesazhe që na thyve zemrat. E morën sikur jam në lidhje dhe i them që rrini të qeta se jam single. Unë jam i dashuruar, por nuk jam me atë gocën. Është dikush që e dua por nuk jam me të. Besoj se e njeh se Tirana është e vogël. Nuk jeton në Tiranë, por është e njohur. Nuk është xheloze, por nuk ndjen siguri. Akoma sheh Atdheun e Për’puthen. Jemi njohur përpara dhe tani ka krijuar një ide, dhe pse më njeh ndryshe. Jam impenjuar, por nuk ka funksionuar. Do e lë, do vuaj një kohë të gjatë.