Beniada në pozitë të vështirë, midis Donaldit dhe Einxhelit

Debati mes Einxhelit dhe Donaldit ka bërë Beniadën të ndihet keq, e cila është e afërt me të dy konkurrentët, Einxhel u mërzit me modelen, që sipas saj nuk i qëndroi afër në momentet e vështirë, ndërkohë që dhe Beniada u ndje keq, pasi siç tha nuk do donte të kritikohej për karakterin që ka.

Sonte, gjatë spektaklit, Beniada tha se është sqaruar me Einxhelit, ndërsa u shpreh se nuk po bën strategji.


“Nuk i kam ulur dhe ofenduar asnjëherë, i kam ndihmuar dhe mbështetur, nuk kam pasur strategji, kur Einxhel ka pasur gabim, i kam thënë këtu nuk e ke mirë, kur kam parë diçka që nuk ka qenë e drejtë për mua, e kam thënë gjithmonë“.

“Në këtë pikë, është e vështirë, kur dy shokë zihen për një situatë që ka ndodhur jashtë shtëpisë, unë e kam të vështirë të them kush është mirë e kush keq, por Donaldit i kam thënë për fjalët e papërshtatshme që tha ndaj Einxhel”.

“Unë kam qenë gjithmonë afër Einxhelit, e kam treguar me vepra, por kur zihet Einxheli me Donaldin, unë nuk kam pse të ndërhyrë”  tha modelja.

Nga ana tjetër opinionistët mbështetën Beniadën gjithashtu dhe ish-banorët treguan se Beniada nuk ka nevojë për askënd aty dhe ka treguar karakter./Iconstyle/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *