Nuk mbeti njeri pa qarë/ Donaldi merr surprizën e bukur nga gjyshërit…

Një gjë shumë emocionuese ndodhi sonte në Big Brother VIP. Donaldi dhe Iliri po bënin një debat mes tyre (tipike prej 4 muajsh tashmë) dhe një gjë e papritur i ndërpreu.

 

Një zë i detyroi të mos flisnin banorët. Ishte thirrja “Ngriva” e Vëllait të Madh. Askush nuk foli. Pas pak sekondash menjëherë u dëgjua një zë.


Ishte gjyshi i Donaldit nga Vlora. Ai quhet Bajram dhe i ka dedikuar një mesazh nipit të tij. Mesazhi i tij ishte shumë emocionues, fiks si më poshtë.

“Kur dal shëtitje në qytet, të gjithë më thërrasin gjyshi i Donaldit. Ndihem krenar që kam një nip të shkëlqyer. Të gjithë më urojnë që ti të jesh fituesi, sepse e meriton. Je afër finishit. Të gjitha i ke kaluar me sukses. Gjyshërit Bajrami dhe Lumturia”.

Arbana Osmani më pas bëri një batutë me Donaldin. Ajo u zbuloi se gjyshërit nuk pranuan t’i bënin një vizitë nipit në Big Brother, se kanë frikë se dikush u grabit shtëpinë.

Duket qesharake, por Donaldi e konfirmoi këtë variant. Ai i ka ftuar disa herë gjyshërit e tij për të festuar Vitin e Ri në Tiranë, por ata nuk kanë pranuar pikërisht për arsyen e shtëpisë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *