Nuk përmbahet Monika/ Degjeneron keq Einxhel pas asaj që i bëri Donaldit..

Mbrëmjen e të martës në “Big Brother VIP” ka ndodhur një debat midis Einxhel dhe Donaldit i cili agravoi shumë. Shkaku duket se ishte një situatë e ndodhur që nga jashtë mes dyshes, por që as njëri as tjetri nuk e kishte zbuluar shkakun e vërtetë, apo versionin e tyre të historisë, duke e lënë gjithnjë pezull si diskutim. Kjo deri atë mbrëmje.
Më pas Donaldi tregoi se Einxhel nuk ishte aspak korrekte në punë gjatë kohës që bashkëpunonin. Einxhel tregoi se gjatë kohës që kishte punuar me Donaldin dhe vëllain e tij, Romeon, ata nuk ishin treguar korrektë në punë, duke e lënë të presë më orë të tëra, e duke mos e paguar.
Mbrëmjen e kaluar pas spektaklit live, një tjetër debat me tone mjaft të ashpra ka ndodhur mes Einxhel dhe Monikës, lidhur me këtë situatë. Madje kjo e fundit e ka akuzuar Einxhel se e ka hapur këtë temë për t’i lënë ‘damkën’ Donaldit.
Monika: Kush ishte më e rënda? Einxhel: Historia ime me prindin tim, ju erdhi keq të gjithëve. Po kur tregoj një histori tjetër që më ka v rarë, pse nuk të vjen keq?
Monika: Për çfarë të më vijë keq? Se ti shkon në një punë dhe nuk kërkon një kontratë? Einxhel: As nuk më plas fare që i kam përfshirë njerëzit e tjerë…
Monika: Për çfarë e nise ti këtë histori? Ti e nise për të sensibilizuar gjënë që të kanë bërë ty? Jo! Ti e nise për t’i dhënë një damkë atij dhe atyre njerëzve të tjerë. Pse nuk e bërë më përpara