
Donaldit i vjen në majë të hundës nga Einxhel/ T’i sjell Romeon këtu, t’i thotë në sy të gjitha, s’i ha fare atij

Aktori Donald Veshaj ka ‘kërcënuar’ moderatoren Einxhel Shkira se mund ta përballë me të vëllanë binjak, Romeo për të gjitha akuzat e përplasjet mes tyre.
“Çdo njeri tregon veten e vet, s’kam nevojë t’i tregoj asgjë askujt, sidomos Einxheit. Mu duk një gjë shumë e ulët, të të flas ty për njerëzit e tjerë, kujt ty? Të flas unë për vëllain tim?
Të vijë ai t’ia thotë të gjitha këtu, do të vijë? Se vjen ai, s’i ha fare, thelbi cili është? Do të më ulësh mua, kaq maç në bark ke për mua?”- tha Donaldi.
Gjatë një diskutimi të agravuar paraditen e sotme në shtëpinë e BBV, Einxheli i thotë Donaldit që ai nuk di të lexojë dhe se është treguar super hipokrit, pasi sipas saj, ai ka bërë antireklamë në lidhje me të edhe pse ajo nuk ka pasur asnjë faj në atë histori.
Einxhel: Unë asnjëherë nuk të hodha poshtë talentin ty djalë i dashur. Unë thashë je ti personi jo korrekt, personi që më ke mashtruar dhe personi që je treguar super hipokrit, që ke shkuar dhe ke bërë antireklamë për mua edhe pse unë nuk kam pasur asnjë faj në të gjithë atë histori. Dhe kur të dalim do e sqarojmë këtë gjë tjetërkund, me fakte dhe dëshmitarë. Pa pasur nevojë që të përmenden njerëz të tjerë këtu