Hyri dje në Big Brother/ Poni jep mesazhin e bukur për gjithë banorët…

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” morën surpriza shumë emocionuese, të cilat do të mbeten gjatë në memorjen e të gjithëve. Një prej tyre ishte dhe surpriza e Beniadës, e cila takoi këngëtaren e saj të preferuar Ponin.

Që në fillim të rrugëtimit të saj, modelja kishte shprehur pëlqimin për këngët e saj, duke përcjellur harmoni kudo në shtëpi, teksa kërcentë nën muzikën e këngëtares.

Ndërkohë, pas surprizës që Poni bëri ditën e djeshme, ajo ka publikuar një mesazh në “Instagram”-in e saj, ku tregoi eksperiencën e saj krahë banorëve.

“Mbas nje vizite ne Big Brother ku perfshihesh nga emocione, qe nuk di si ti kalosh. U binda dhe njehere qe banoret kur jane te izoluar kane nevoje me shume per dashuri se ata qe jane jashte.

Shikimet e tyre do me mbesin gjate ne memorie, mu duk sikur secili prej tyre donte tme pyeste- C, behet atje jashte a na duan ndonje cike apo kemi ber gabime?

O zot nje eksperience qe do guxim. Ate kohe qe me kishin lene ne dispozicjon mbas perqafimeve me Beniaden , jam e lumtur qe shkembeva me te gjjthe nga nje fjale.Sepse e di qe Beniada eshte ajo zemra e paster qe nuk do ndihej kurre keq per kete.

Kurseni fjalen e keqe sepse na kane dhuruar shume emocion dhe meritojne shume dashuri Guximtaret tane te BBV. @iambeniada doja te flisja gjate me ty por kur te dalesh jashte do jesh ti e ftuara ime kete here.”- shkruan ajo.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.